75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / LB

LDK sot zgjedh kryetaren e Forumit të Gruas

Pasditen e kësaj të mërkure, pritet të mbahet Kuvendi i VIII-të zgjedhor i Forumit të Gruas së LDK-së.

Kuvendi mbahet në qendrën e Klan Arena, në Prishtinë.

Mediet do të mund të marrin pamje në fillim të Kuvendit si dhe fjalimet përfshirë atë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa pas punimeve të këtij Kuvendi edhe fjalimin e kryetares së zgjedhur të FG LDK-së.