75 Mall Live Search
10:18 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / B O

Dalin pamjet e vrasjes së nxënësve në shkollën në Amerikë, fajësohet policia për reagim të dobët

Shtatë javë pas masakrës së shkollës në qytetin e vogël Uvalde të Teksasit që u vranë 21 persona, pamjet e reja të krimit janë bërë publike.

Pamjet e nxjerrin keq policinë dhe e zënë si fajtore në këtë rast. Në video shihet se oficerët e policisë qëndruan në korridorin e shkollës për një orë e 14 minuta para se të qëllonin sulmuesin 18-vjeçar në një klasë, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi hyn në shkollë nga jashtë, pasi më parë kishte qëlluar një nxënës tek hyrja. Sulmuesi shihet i armatosur me një pushkë, vrapon pa nxitim të drejtim të klasëve në kërkim të viktimave të tjera. Një djalë i vogël vjen nga një korridor tjetër, sheh qëlluesin nga pas dhe ia mbath kur dëgjon të shtënat. Dhjetëra të shtëna dëgjohën në brendësi të shkollës.

Në orën 11:36 mund të shihen oficerët e parë të policisë që kanë mbërritur. Disa prej tyre i afrohen klasës ku është sulmuesi – por vrapojnë përsëri në korridor ndërsa 18-vjeçari qëllon përsëri. Për pasojë, vijnë gjithnjë e më shumë oficerë policie, disa prej tyre të armatosur rëndë, por pa u përballur me sulmuesin.

Në orën 12.30 mund të shihni edhe një oficer policie duke përdorur një shpërndarës dezinfektues. Në orën 12:50 të pasdites u dëgjuan përsëri të shtëna ndërsa shërbimet e urgjencës qëlluan sulmuesin. Kanë kaluar 74 minuta nga mbërritja e policëve të parë.

Rreth një muaj pas gjakderdhjes, kreu i autoriteteve të sigurisë në Teksas, Steven McCraw, akuzoi oficerët e policisë në terren për “dështim të mjerueshëm”.

Oficerët e policisë me jelekë antiplumb prisnin në një korridor shkolle dhe madje dezinfektuan duart e tyre ndërsa fëmijët dhe mësuesit po vriteshin.

Kryetari i bashkisë së Uvalde, Don McLaughlin, nga ana tjetër, kritikoi mediat për publikimin e pamjeve./Indeksonline/