75 Mall Live Search
11:00 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / A. M.

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për Shqipëri

Orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të më dukshme këto në zonat malore.

Por në vijim pritet shfaqje e vranësirave të lehta në pothuajse gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara vranësirat do të mbeten në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do fryjë e mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, ku më e pranishëm do të jetë në detin Jon duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.