Dogana kap edhe një sasi të madhe të vajit të kontrabanduar nga Serbia

Në regjionin e Mitrovicës, njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë.
Me rastin e ndalimit janë gjetur mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht 675 Litra Vaj Ushqimor.
Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.
Sasi e vajit të kontrabanduar është kapur edhe javën e kaluar ngë njësitet e antikontrabandës në Doganën e Kosovës./Indeksonline/
