75 Mall Live Search
17:37 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / AR

​Vajzat shkodrane pësojnë tjetër disfatë të thellë në botërorin e hendbollit universitar

Universiteti i Shkodrës ka pësuar një tjetër disfatë të thellë në Kampionatin Botëror Universitar të Hendbollit që po zhvillohet në Prishtinë.

Në kategorinë e femrave, shkodranet sot u mposhtën nga vajzat e Universitetit të Çekisë, “Upol”, me rezultat të thellë 50-04.

Kjo është humbja e tretë në tri ndeshje për Universitetin e Shkodrës.

Ato janë mposhtur edhe nga portugezet e “Uaveiros” dhe “KNSU” e Koresë së Jugut.