08:17 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / AR

Android 13 pranë debutimit

Android 13 është shumë pranë debutimit. Google lajmëroi ditën e sotme se është duke adresuar problemet e fundit me versionin e ardhshëm të sistemit operativ për testuesit e cila është e gatshme për shkarkim.

Android 13 Beta 4 nuk ka shumë për të treguar. Google kërkon nga zhvilluesit të bëjnë testimet e fundit të aplikacioneve të tyre dhe të dërgojnë përditësimet e nevojshme përpara debutimit të sistemit operativ.

Përditësimet e softuerit janë emocionuese kur sjell funksionalitete të reja. Versioni i ardhshëm Android 13 nuk pritet të dallojë shumë nga Android 12 që solli një dizajn të ri quajtur Material You.

Por pritet të jetë më i rafinuar. Vëmendjen e madhe në këtë version e ka marrë privatësia. Edhe tabletët Android do të përfitojnë shumë falë përmirësimeve për ekranet e mëdha me elementë të rinj ndërfaqeje së bashku me një modalitet me shumë dritare njëlloj si në kompjuter. /PCWorld Albanian