Është një Ermal dhe krejt origjinal

Që kur u inkuadrua në skenën muzikore, këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu, është kujdesur të sjellë hite të mëdha.
Në dallim prej disa artistëve, ai nuk ka dalë nga stili i tij duke lansuar projekte që kërkohen dhe pëlqehen mjaftë nga publiku.
Nga kjo veçanti që ka, fansat po e duan dhe po e admirojnë mjaftë, ku në çdo koncert sallat i mbushen “full” me pjesëmarrës.
Së fundmi ka lansuar projektin “Hajde hajde” në bashkëpunim me Dj Gimi-O, i cili përcjell një mesazh te veçantë dhe është më ndryshe nga klipet e tjera që bëhen në Kosovë.
Për vetëm 6 ditë ka marrë mbi 1.1 milionë klikime origjinale në “Youtube” si dhe fansat kanë “bombarduar” me komente pozitive duke përgëzuar për këtë super projekt. /Indeksonline/


