75 Mall Live Search
15:26 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / LB

Haradinaj: Dëmi që i është shkaktuar shëndetësisë me mosaprovimin e Ligjit të Pagave është rreth 25 milionë euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë Qeveria e Kosovës po bën dëm të madh, për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave.

Sipas ish kryeministrit të Kosovës, dëmi që i është bërë sektorit të shëndetësisë nga Qeveria Kurti, e cila padrejtësisht, sipas tij, po i mban paratë e mjekëve dhe infermierëve tash e një vit, përfshirë edhe inflacionin dhe shtesën e obligueshme vjetore është rreth 25 milion euro.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë,

A e dini sa i madh është dëmi që i është shkaktuar personelit shëndetësor në Kosovë, për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave?

Dje e kam paraqitur para jush vetëm dëmin e shkaktuar ndaj mjekëve specialistë, e sot për mbarë personelin shëndetësor. Dëmi që i është bërë sektorit të Shëndetësisë nga Qeveria Kurti, e cila padrejtësisht po i mban paratë e mjekëve dhe infermierëve tash e një vit, përfshirë edhe inflacionin dhe shtesën e obligueshme vjetore është rreth 25 milion euro.

Nesër do të paraqes dëmin e shkaktuar Policisë së Kosovës.