75 Mall Live Search
18:28 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

E kryer, Barcelona arrin marrëveshje me Man United për Frenkie De Jong

Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin e mundshëm të mesfushorit holandez Frenkie De Jong në Old Traford.

Associated Press ka raportuar se sipas burimeve brenda klubit spanjoll tani i mbetet futbollistit të vendos se a do t’i bashkohet klubit anglez, transmeton Indeksonline.

Një zyrtar i klubit i ka thënë mediumit që Barcelona ka pranuar ofertën e Mnachester United prej 75 milionë eurove dhe 10 milionë euro bonuse.

Sipas tij, trajneri Xavi Hernandez i ka bërë të qartë holandezit se se ai nuk do të jetë një pjesë kyçe e skuadrës së tij. De Jong ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe deri më tani ka bërë 140 paraqitje për blaugranat prej se u transferua nga Ajaxi në vitin 2019./Indeksonline/