75 Mall Live Search
18:55 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

Nis grumbullimi i tifozëve për ndeshjen Llapi-Buducnost (Foto&Video)

Me fillim nga ora 20:00, në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’, në Prishtinë, Klubi Futbollistik Llapi do të zhvillojë ndeshjen kthyese kundër skuadrës së Buducnostit.

Klubi nga Podujeva për këtë takim ka shitur pothuajse të gjitha biletat, dhe stadiumi prite të jetë i mbushur tërësisht, shkruan Indeksonline.

Biletat janë shitur me çmime shumë të ulëta, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur një gjë të tillë, sepse në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në Mal të Zi, tifozët e Budcnostit sulmuan stafin dhe lojtarët e Llapit, e gjithashtu fyen në baza etnike popullin shqiptar.

Për këtë arsye klubi i Llapit u ka bërë thirrje të gjithë tifo grupeve shqiptare ti mbështesin në ndeshjen e kthimit.

Thirrja e drejtuesve ka bërë që shumë tifo grupe të vijnë në mënyrë të organizuar drejt Prishtinës, për ta përkrahur Llapin.

Të gjithë biletat për tifo grupet që do të vijnë të organizuara do të jepen bileta falas, pasi ato janë paguar nga shumë biznese.

Tashmë vetëm disa nga tifo grupet kanë zbarkuar në Prishtinë, dhe po presin të futen në stadiumin Fadil Vokrri./Indeksonline/