Vdes ish-gruaja e Donald Trump

Ivana Trump, Ish-gruaja e ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vdekur në moshën 73 vjeçare.
“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë dhe mike e kujdesshme”, tha familja Trump në një deklaratë.
“Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe përqafoi këtë vend. Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë. Ajo do t’i mungojë shumë nëna e saj, tre fëmijët dhe dhjetë nipërit e saj”, tuhet tutje në deklaratën e familjes.
Ivana u gjet e vdekur sot nga njësitet mjekësore të Manhattan.
Ajo kishte pësuar arrest kardiak.
Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump. Ata kanë tre fëmijë së bashku: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump.