Betim Fazliji nënshkruan me skuadrën gjermane, bëhet bashkëlojtar me të shumëpërfolurin e Kosovës

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Betim Fazliji është futbollist i ri i ST Paulit në Gjermani.
Te skuadra nga Liga e Parë gjermane, Fazliji do të luaj në një skuadër me Leart Paqaradën. Shuma e transferimit nuk është bërë e ditur nga asnjëra skuadër.

Fazliji ka kaluar në të gjitha akademitë e skuadrës zvicërane ST Gallen ku ka luajtur 90 ndeshje zyrtare.
Fazliji në dy vitet e fundit është pjesë e pandashme edhe e përfaqësueses së Kosovës duke luajtur 14 ndeshje./Indeksonline/
