Tuchel: Nuk kemi interes ta shesim Brojan

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, është një nga emrat më të përfolur gjatë afatit kalimtar veror.
Skuadra e West Ham së fundmi ka bërë një ofertë prej 35 milionë euro për sulmuesin shqiptar, shkruan Indeksonline.
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, ka thënë se nuk kanë interes për ta shitur Armando Brojan.
“Armando Broja është lojtari ynë para së gjithash, dhe tani nuk kemi interes ta shesim”.
“Ai është këtu për të lënë përshtypje”, shtoi Tuchel./Indeksonline/