75 Mall Live Search
10:03 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / MSH

Përleshje në komunikacion në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi u përleshen mes vete në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Sipas policisë, deri te përleshja ka çuar një mosmarrëveshje në komunikacion.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:41.

Të dyshuarit e përfshirë në sherr janë:

  1. D. Gj., mashkull, lindur në vitin 1960, shtetas i Republikës së Kosovës
  2. D. R., mashkull, lindur në vitin 1991, shtetas i Republikës së Kosovës
  3. T. L., mashkull, lindur në vitin 1986, shtetas i Republikës së Kosovës

“Në vend-ngjarje nga policia është sekuestruar edhe një pistoletë BASQUR, një karikator dhe 4 copë fishekë të po së njëjtës armë e cila dyshohet të ketë qenë në posedim të të dyshuarit numër 1 dhe në rast ishte përdorur nga ai për të kanosur të dyshuarit e tjerë” thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.