75 Mall Live Search
10:05 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / Gj. Sh

Serbia nuk lejon pingpongistët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Evropian

Pingpongistëve nga Kosova iu mohohet pjesëmarrja në  Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21, që po mbahet në Beograd të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës duke thënë se politika serbe po vazhdon të përzihet në sport dhe shpreson që Federata Evropiane e Pingpongut të marrë masat e nevojshme ndaj organizatorit të Evropianit, transmeton Indeksonline.

’’Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Federatën e Pingpongut të Kosovës gjatë procesit të pjesëmarrjes në Evropian, për çka dënojmë veprimin e radhës të përzierjes së politikës serbe në sport, e që nuk është rasti i parë, kur bëhet fjalë për sportistët tanë.

KOK shpreson që Federata Evropiane e Pingpongut (ETTU), të marrë masat e nevojshme ndaj organizatorit të Evropianit, në këtë rast Serbisë, me besimin se diskriminimet e tilla do të marrin fund një herë e përgjithmonë.’’, thuhet në njoftim./Indeksonline/