Manchester United e konsideron të kryer transferimin e De Jong

Manchester United e konsiderojnë të kryer transferimin e Frenkie De Jong në Old Traford, pavarësisht raportimeve nga spanja se ai nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.
The Sun raporton se tani ekziston një marrëveshje mes klubeve për transferimin e holandezit, transmeton Indeksonline.
Marrëveshja mes Man Utd dhe Barcelonës është arritur për shifrat 63.5 milionë funte plus 7.2 milionë funte të tjera në lidhje me performancën e futbollistit.
Këtë javë, shefi ekzekutiv Richard Arnold dhe drejtori i futbollit John Murtough ishin në Barcelonë në përpjekje për të zgjidhur çështjen./Indeksonline/