Konfirmohet marrëveshja e Lewandowskit me Barcelonën

Është konfirmuar marrëveshja e Robert Lewandowskit me skuadrën e Barcelonës.
CEO i Bayern Munchen, Olivier Khan, ka thënë se kanë arritur marrëveshje me Barcelonën dhe po përgatiten dokumentet, transmeton Indeksonline.
Ndërsa Robert Lewandowski ka folur për Sky, ku ka njoftuar largimin e tij nga Bayern.
Këto 8 vite ishin të veçanta dhe nuk do ta harroj këtë. Kalova një kohë të shkëlqyeshme në Mynih”, ka thënë sulmuesi polak.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka raportuar se Lewandowski do të fluturojë të dielën drejt Spanjës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën me Barcelonën./Indeksonline/