75 Mall Live Search
09:00 / E Diele, 17 Korrik 2022 / MSH

Xhensila flet për divorcin e prindërve: Që e vogël kuptova jetën me sakrifica dhe dhimbje

Xhensila Myrtezaj ka bërë një rrëfim emocional lidhur me fëmijërinë e saj të vështirë.

E ftuar në “A live night” këngëtarja u ndal tek divorci i prindërve të saj, i cili ndodhi kur ajo ishte shumë e vogël.

Xhensila tha se asaj i është dashur të kuptojë se çfarë është jeta që kur ishte fëmijë, parakohe.

Ajo u tregua shumë mirënjohëse ndaj nënës së saj, duke shtuar se femrat janë më të forta se gjithçka që na rrethon.

“Në fakt fëmijëria ime ka qenë paksa e pazakontë. Prindërit më janë divorcuar në një moshë të vogël timen. Ka qenë një periudhë sfiduese, edhe pse fëmijë kuptova se çfarë ishte jeta. Ndoshta më parë se bashkëmoshatarët e mi. Kuptova që me sakrifica me dhimbje ti kupton se çfarë është jeta dhe çfarë të duhet në jetë, familja, që unë e kam shumë të rëndësishme dhe e kam shume të shenjtë edhe sot e kësaj ditë, është objektivi më i rëndësishëm i jetës sime. Nëse do i përulesha një njeriu në jetë, ajo është vetë nëna ime. Sakrificat e nënës sime kanë qenë të jashtëzakonshme. Tani që jam nënë, është instinkti që të bën më luftarake për fëmijën, krijesën që ke sjellë në jetë. Për mamanë time ka qenë shumë e vështirë, ajo ka kamufluar gjithmonë dhimbjen, vështirësitë në mënyrën më të mirë. Tani e kuptoj shumë më mirë, jam nënë vetë dhe kam përkrahej e Besit në çdo kohë dhe përsëri është e vështirë mëmësia, mere me mend si është për një femër të vetme që ti sigurojë, ushqimin, edukimin e vajzave të saj. Prandaj them se femrat janë më të forta se gjithçka që na rrethon”, u shpreh këngëtarja.