Djali kanos babain në Vushtrri

Një viktimë nga fshati Ropicë i Vuhstrrisë është ankuar në polici se i biri e ka kanosur.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës nëntë të mëngjesit.
Sipas viktimës, i biri e kanos atë vazhdimisht.
I dyshuari është kërkuar nga njësitet policore, por akoma nuk është hasur.
Rasti është duke u hetuar.