75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 17 Korrik 2022 / MSH

Digjet një veturë në hyrje të Prishtinës

Një veturë e tipit Golf 2 është përfshirë nga flakët.

Rasti ka ndodhur në hyrje të Prishtinës, më saktësisht pranë AKI-së.

Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe zjarrfikësve.

Paraprakisht, qytetarët e pranishëm janë munduar të shuajnë zjarrin.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast dhe se cili është shkaku i djegies së veturës./Indeksonline/