75 Mall Live Search
19:17 / E Diele, 17 Korrik 2022 / AR

Haradinaj: Qeveria e mashtrimit nuk ia dha 16,6 milionë euro shërbyesve civil

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave, nuk janë dhënë 16,6 milionë euro për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit.

Siç shkruan Haradinaj, “Qeveria e mashtrimit”, nuk u kujdes për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit.

“16,6 milionë euro, nuk janë dhënë për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit, për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave.

Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit”, shkruan ai./Indeksonline/