75 Mall Live Search
11:08 / E Hënë, 18 Korrik 2022 / MSH

Leonora e Ylli e kallin dasmën, dasmorët u gjuajnë para

Sezoni i verës është më fitimprurësi për këngëtarët, sidomos për ata që janë aktivë edhe nëpër dasma.

Kështu, mbëmja e kaluar ka gjetur Leonora Jakupin dhe Ylli Demajn, “gajdexhi” të një dasme diku në Kosovë, raporton Indeksonline.

Të dy kanë pasur kimi të jashtëzakonshme mes vete, mjaftueshëm për t’i vënë flakën atmosferës.

Në Instastoryt e publikuara nga dyshja shihet se si kosovarët shijojnë muzikën poupllore shqiptare, teksa salla është e mbushur me valltarë.

Nuk kanë munguar as paratë, traditë kjo që njihet tek dasmorët shqiptarë.

Ata nuk kanë hezituar të hedhin para e të mbushin sofrën plot, kur janë ulur për muzikë patriotike./Indeksonline/