75 Mall Live Search
11:38 / E Hënë, 18 Korrik 2022 / k.v

Ardhja e mërgimtarëve/ Kjo është situata momentale në të gjitha pikat kufitare

Situata në pikat e kalimit kufitar aktualisht është e qetë dhe se me përjashtim të pikës te Dheu i Bardhë dhe asaj në Muçibabë, ku kolona e automjeteve është e gjatë rreth 200 metra, në pikat tjera përfshirë edhe atë të Merdares nuk ka fare kolonë, raporton IndeksOnline.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të postuara në orën 10 e 22 minuta, me përjashtim të dy pikave kufitare në lindje ku pritja është gjysmë orë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat tjera kufitare, pritja zgjatë vetëm 5 minuta.

Më poshtë gjeni tabelën e përditësuar në kohë reale në QKMK: