75 Mall Live Search
15:07 / E Hënë, 18 Korrik 2022 / B O

60 milionëshi i Manchester United, mbrojtësi më shtatëshkurtër në Premierligë!

Manchester United ka zyrtarizuar dje blerjen e mbrojtësit argjentinas, Lisandro Martinez. Blerja e yllit të Ajaxit nuk do të zgjidhë problemet në ajër në mbrojtjen e United.

Kjo pasi që Martinez do të jetë qendërmbrojtësi më shtatëshkurtër në Premierligën Angleze. Vetëm 1.75 centimetra është gjatësia e argjentinasit.

Kur dihet se Martinez duhet të përballet me sulmues si Haaland e Nunez që janë shtatëgjatë, problemet për United mbase kanë filluar që tani./Indeksonline/