Aksident në Pejë, Policia në vendin e ngjarjes

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në Komunën e Pejës.
Në pamjet që ka siguruar Indeksonline shihet se në aksident janë të përfshira dy vetura.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe është marrë me rastin.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet për të lënduar.
