75 Mall Live Search
09:07 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / B O

Bie çmimi i benzinës, por nafta…!

Çmimi i benzinës është liruar për 2 cent në 24 orët e ardhshme. Por, çmimi i naftës vazhdon të jetë i njëjt në ditët e fundit, me 1,74 euro cent për litër.

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR
Për secilin produkt të naftës

  1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër;
  2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.61 € për litër;
  3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 20/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit./Indeksonline/