Muaji i mërgatës në Drenas/ Don Xhoni mbledh mijëra pjesëmarrës, pamjet tregojnë shumë

Me fillimin e sezonit të verës, artistët shqiptar kanë nisur t’i mbajnë koncertet, në mesin e tyre edhe reperi i njohur, Don Xhoni.
Natën e mbrëmshme ka marrë pjesë në koncertin e organizuar për mërgimtarët në komunën e Drenasit.
Në pamje të publikuara në rrjetet sociale shihet se numri i të pranishmëve ka qenë tejet i madh.

Gjithashtu shihet se atmosfera e krijuar aty ka qenë në kulm, ku mijëra pjesëmarrës janë argëtuar më hitet e tij.
Përmes disa “Instastory” reperi falënderoi të gjithë të pranishmit, duke premtuar që kjo verë do të jetë akoma më e “nxehtë” me performancat e tij.

Se çfarë ka përgatitur reperi, mbetet të shohim ditëve në vazhdim.

Për këtë është deklaruar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili thotë se në këtë mbrëmje kushtuar mërgates nderojeni njëri-tjetrin./Indeksonline/