Sevilla s’e merr me vete, Kounde drejt zyrtarizimit te skuadra e re

Jules Kounde është emri më i lakuar i javës në futbollin evropian. Mbrojtësi francez është lënë jashtë skuadrës së Sevillas për miqësoret e ardhshme parasezonale në Portugali.
Sevilla e ka lejuar qendërmbrojtësin që të negociojë me skuadra të tjera por duke ia bërë të ditur parametrat e shifrave për shitjen e tij.
Kounde është në bisedime me Chelsean dhe Barcelonën dhe 24 orët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e tij.
Francezi e pëlqen më shumë kalimin te Barcelona, por Chelsea është në avantazh pasi ka ofertë më të majme për të./Indeksonline/