75 Mall Live Search
15:43 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / A. M.

Goditet me veturë prokurorja kosovare

Një aksident në trafik ka ndodhur rreth orës 15:00 në qytetin e Pejës, ku vetura ka goditur prokuroren e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Sipas dëshmitarëve, e lënduara ishte duke u larguar nga objekti i Gjykatës.

E njëjta është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka konfirmuar se aksident ka ndodhur në rrugën ” Adem Jashari” në Pejë.

“…si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, viktima është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor”. /Indeksonline/