75 Mall Live Search
18:05 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / OSH

Shehu: Partia Demokratike do ta votojë rezolutën kundër raportit të Martyt

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të votojnë Projektrezolutën e Partisë Socialiste të Shqipërisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama që hedh poshtë pretendimet e raportit të senatorit zviceran Dick Martyt, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e përfshirë në trafikim organesh.

Se kjo rezolutë do të kalojë është shprehur optimist edhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Shehu tha në Info Magazine në Klan Kosova se e gjithë PD-ja do ta mbështes rezolutën.

“Unë jam i bindur që rezoluta do të votohet besoj pas dy orësh. Unë deklarova votën pozitive, jam i bindur që edhe gjithë Partia Demokratike do të votojnë pozitivisht pavarësisht mangësive që ka ajo rezolutë, pavarësisht kërkesave që i kemi që të njihet dhe të dënohet gjenocidi serb në Kosovë në vitin 1998/1999” – tha Shehu.