Sadio Mane shpallet futbollisti afrikan i vitit 2022

Ish sulmuesi i Liverpulit, Sadio Mane, është shpalluar futbollisti më i mirë afrikan i vitit 2022.
Ai ishte në garë të ngusht me ish shokun e skuadrës Mohamed Salah dhe portierin e Chelseas, Edouard Mendy, shkruan Indeksonline.
Kapiteni i Senegalit u shpall fituesi i vitit 2022 në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Konfederatës së Futbollit Afrikan në Rabat, Marok të enjten.
Ai kishte udhëtuar drejt Marokut për ta marrë çmimin e tij personalisht.

Mane u shpall fitues i këtij çmimi për herën e dytë duke u bërë futbollisti i gjashtë që kanë fituar nga dy herë si çmimin “Futbollisti Afrikan i Vitit”.
Senegalezi për herë të parë çmimin “Futbollisti Afrikan i Vitit” e ka fituar në vitin 2019.
Futbollistët tjerë që e kanë fituar nga dy herë këtë çmim janë: Mohamed Salah, Didier Drogba, Roger Milla, Nwankwo Kanu dhe El Hadji Diouf.
George Weah dhe Abedi Pele janë të dy tri herë fitues, ndërsa Samuel Eto’o dhe Yaya Toure e kanë fituar çmimin nga katër herë secili./Indeksonline/
