75 Mall Live Search
08:37 / E Premte, 22 Korrik 2022 / B O

Bie çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR

Për secilin produkt të naftës

  1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.72  €  për litër;
  • Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.58  € për litër;
  • Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 22/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.