Vidhet vetura në Prishtinë

Një person ka raportuar të enjten në polici se gjatë periudhës kohore maj-korrik të këtij viti, i është vjedhur vetura në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të të cilit është iniciuar rasti vjedhje e automjetit, transmeton IndeksOnline.
Policia e Kosovës ka marrë të gjitha informacionet rreth veturës dhe është duke e hetuar rastin./IndeksOnline/