75 Mall Live Search
11:09 / E Premte, 22 Korrik 2022 / OSH

Bulliqi dënon sulmin e imamit, kërkon të ndërmirren masa ligjore

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka dënuar ashpër sulmin ndaj imamit Zeqir Berisha, shkruan IndeksOnline.

Ai kërkoi që organet e rendit të ndërmarrin masat ligjkre për autorët e sulmit.

Postimi:

“Jemi shqetësuar shumë me lajmin për sulmin fizik ndaj imamit Zeqir Berisha, i cili si person shquhet për humanitetin, kulturën dhe tolerancën njerëzore. Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj hoxhës në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe autorët e sulmit të marrin dënimin e merituar. Hoxhës Zeqir Berisha i uroj shërim të shpejtë!”