75 Mall Live Search
13:02 / E Premte, 22 Korrik 2022 / B O

‘Dokrra turbo-patriotike’, Rama shenjëstron Metën e Osmanin

Në një reagim të fundit në Twitter, kryeministri Edi Rama ka shenjëstruar presidentin Ilir Meta dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kreu i qeverisë shqiptare i ka quajtur deklaratat e tyre turbopatriotike dhe që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës dhe të brendshme të të dy vendeve në një kotësi.

“Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë, Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!”, shkruan Rama.

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, presidenti Ilir Meta deklaroi se për Kosovën ka bërë thjesht detyrën e tij kushtetuese.

Sipas tij mund të kishte bërë më shumë për Kosovën, po të mos kishte problemet e brendshme në Shqipëri.

Ndërkohë, Osmani u shpreh se Meta ka qenë një zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës.