DHUNË SHOKUESE: Publikohen pamjet e imamit kosovar, pasi u rrah në Podujevë!

Janë publikuar pamjet e para se si është gjendja e imamit Zeqir Berisha pas sulmit brutal që i është bërë në kohën e namazit të jacisë nga tre vëllezërit Murturi në xhaminë e fshatit Lupç.
Imami shihet në gjendje të rëndë dhe i fashuar në gjithë pjesën e kokës dhe në dorën e majtë.
Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur brutalisht mbrëmë nga tre vëllezër. Personat të cilët e sulmuan hoxhën e xhamisë janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.
Rastin për e ka konfirmuar edhe policia dhe të njëjtit thanë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.
Foto, insajderi
