75 Mall Live Search
22:45 / E Premte, 22 Korrik 2022 / OSH

Atentati në Milot, ndërron jetë në spital Klisman Preçi

Konfirmohet një viktimë nga atentati i mbrëmjes së sotme në Milot. Burime bëjnë me dije se Klisman Preçi ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi ranë pre e një atentati. Ata u nisën me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Për shkak të plagëve të marra, Preçi nuk ka mundur të mbijetojë

Nuk dihet kush ishte objektivi i atentatit të sotëm. Mësohet se policia ka vendosur postblloqe. Ndërkohë, në fshatin Borizanë është gjetur një mjet i djegur, i cili dyshohet të jetë i autorëve.

Ndërkaq, Preçi dhe Ibrahimi janë emra të njohur për policinë. Ata kanë rënë pre e atentateve edhe në të kaluarën.