75 Mall Live Search
23:47 / E Premte, 22 Korrik 2022 / MSH

Një muaj pas premieres gjigante, gjendet e vdekur aktorja e “Elvis”

Aktorja e njohur, Shonka Dukureh e cila ka luajtur në filmin e ri të Elvis Presley është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Nashaville të SHBA-së.

Sipas raportimeve paraprake, ishte fëmija i saj që e kishte gjetur dhe kishte vrapuar në shtëpinë e një fqinji për ndihmë. Më pas kishin thirrur ambulancën.

Ndërkohë, hetuesit do të presin raportet e autopsisë përpara se të përcaktojnë shkakun e vdekjes.

Kujtojmë që Shonka përveç paraqitjes në filmin biografik të Elvis Presley, gjithashtu luajti në videoklipin e Vegasit të Doja Cat.