75 Mall Live Search
10:58 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / Gj. Sh

Ekipi Olimpik i Kosovës arrin në Sllovaki

Ekipi Olimpik i Kosovës për të rinj ka arritur në shtetin e Sllovakisë, ku prej 24-30 korrik 2022, do të marrë pjesë në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Banska Bystrica 2022.

Pas rreth 16 orësh udhëtim, Ekipi u prit nga shefi i misionit, Jeton Rudari, ndërsa vendosja u bë në konviktin e studentëve, aty ku është paraparë të akomodohet delegacioni ynë., shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Good morning Slovakia🇸🇰🚌

Pas rreth 16 orësh, ekipi i Kosovës🇽🇰 për të rinj ka mbërritur para pak çastesh në qytetin Banska Bystrica të Sllovakisë, ku nesër hapet Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Banska Bystrica 2022.Ekipi u prit nga shefi i misionit, Jeton Rudari, ndërsa vendosja u bë në konviktin e studentëve, aty ku është paraparë të akomodohet delegacioni ynë./Indeksonline/