Jules Kounde nuk transferohet te Chelsea, Sevilla arrin marrëveshje me gjigantin evropian

Jules Kounde nuk do të transferohet te skuadra e Chelseas.
Gazetari Gerard Romero, ka njoftuar se Sevilla ka arritur marrëveshje me Barcelonën, transmeton Indeksonline.
Sipas tij marrëveshja pothuajse është finalizuar dhe të zyrtarizohet në orët në vijim.
Kounde ishte pranë transferimit te Chelsea, por si duket gjërat kanë ndryshuar në fund.
Edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka deklaruar se 23 vjeçari do të transferohet te klubi anglez,/Indeksonline/