75 Mall Live Search
20:56 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / OSH

Policia deklarohet për IndeksOnline- jep detaje për krimin e rëndë në Baks të Skenderajt

IndeksOnline pak më parë raportoi për një vrasje në fshatin Baks të Skenderajt dhe pagosjen e dy të tjerëve.

Rasti tani është konfirmuar edhe nga policia rajonale.

Fexhirije Pllana ka deklaruar për IndeksOnline se kanë pranuar një informacion se tre persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Baks të Skenderajt, ku njër nga ta ka vdekur.

Ajo tha se të gjitha njësitet policore ndodhën në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

IndeksOnline mëson se konflilti nisi mes dy familjeve.