75 Mall Live Search
08:43 / E Diele, 24 Korrik 2022 / MSH

I burgosuri sulmon policin në qendrën e ndalimit në Gjilan

Në qendrën e ndalimit në Gjilan mbrëmë ka ndodhur një incident.

Një i burgosur, deri sa ka qenë duke marrë tretman mjekësor, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Ky i fundit ka marrë lëndime trupore.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor” thuhet në njoftimin e policisë.