75 Mall Live Search
12:46 / E Diele, 24 Korrik 2022 / C E

Ende pa filluar sezoni i ri, Juventusit i lëndohet transferi i verës

Pas fitores miqësore ndaj meksikanëve të Chivas, Juventus po vazhdon përgatitjet për fillimin e kampionatit të planifikuar për më pak se një muaj.

Nuk ka asnjë lajm të mirë nga Kalifornia pasi janë paraqitur probleme në gjurin e djathtë për Paul Pogba, shkruan Indeksonline.

La Gazzetta dello Sport raporton , se francezi çaloi jashtë stërvitjes së pasdites, ku papritmas ndaloi vrapin menjëherë pas përfundimit të një stërvitjeje dhe kërkoi ndërhyrjen e stafit mjekësor.

Pogba u rikthye në dhomat e zhveshjes i ndihmuar nga dy bashkëpunëtorë të Allegrit, por kur u largua nga fusha ai tregoi gishtin e madh drejt trajnerit dhe shokëve të tij, një shenjë se nuk duhet të ishte ndonjë gjë serioze .

 Në Juventus nuk ka asnjë shqetësim për kushtet e mesfushorit, lojtari duhet të shërohet brenda një ose dy ditësh dhe nuk duhen as më shumë kontrolle të thella për të kuptuar shkallën e problemit. /IndeksOnline/