Lewandowski: Ndjehem sikur kam qenë në Barcelonë për muaj të tërë

Robert Lewandowski duket i lumtur pas transferimit të tij te skuadra e Barcelonës.
Reprezentuesi polak, i cili bëri debutimin e tij jozyrtar kundër Real Madridit, e ka bërë të qartë se ai tashmë është përshtatur me ekipin e tij të ri, pavarësisht se ishte bashkuar vetëm një javë më parë, transmeton Indeksonline.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtij ekipi. Nuk më duket se kam vetëm disa ditë me ekipin, ndjenja është sikur jam këtu për muaj të tërë.”, është shprehur Lewandowski pas El Clasicos.
“Po eci hap pas hapi, ndihem shumë mirë në skuadër sepse shoh që bashkëlojtarët e mi janë të lumtur që jam këtu.
“Përshtatja ime do të jetë e lehtë sepse Barcelona është një ekip që luan gjithmonë në sulm për të shënuar shumë gola”.
“Ne po presim me padurim ndeshjen e radhës, seancën tjetër stërvitore, sepse mendojmë se diçka e mirë po vjen”, tha Lewandowski për Barca TV dhe Tv3.
Sulmuesi polak ishte i lumtur me debutimin e tij te Barcelona pavarësisht se nuk arriti të shënoi gol në ketë takim.
“Edhe pse ishte një miqësore, El Clasico është El Clasico dhe është gjithmonë ndryshe dhe e veçantë, dhe ne jemi shumë të kënaqur me cilësinë dhe intensitetin që treguam”, tha Lewandowski.
Barcelona fitoi ndeshjen miqëore me Reala Madridin me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Raphinha./Indeksonline/