Aksident fatal në rrugën nacionale N2, të dyshuarin po e ruan policia në spital

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale N2, në Zubin Potok, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave ku lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer mashkull kosovarë, me ç’rast njëri nga viktimat ka ndërruar jetë, ndërsa dy të lënduarit e tjerë (pasagjeri) dhe i dyshuari janë në trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin personi i dyshuar është nën arrest dhe nën sigurimin policor në spital. Rasti në procedurë hetimore./IndeksOnline/