75 Mall Live Search
09:46 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / MSH

Dëmton ventilet e Iber Lepencit, arrestohet një person

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi i njëjti ka dëmtuar ventilet dhe pusetat e lumit Ibër Lepenc, të cilat shërbejnë për ujitje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fsahtin Baicë të Gllogocit, dje rreth orës 11:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dëmtuar ventilet dhe pusetat e Ibër Lepencit të cilat shërbejnë për ujitje. Me vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.