Bërllogu “kaplon” Prevallën

Trajtimi i mbeturinave është një problem që nuk ka mundur të gjejë akoma zgjidhje të përhershme.
Ky problem, vjen e bëhet akoma më shqetësues në zona shumë të frekuentuara, si qendrat urbane dhe ato turistike.
Njëjtë është edhe në Prevallë, si një nga destinacionet më të frekuentuara në Kosovë, si në dimër, ashtu edhe në verë.
Indeksonline raporton se trajtimi i mbeturinave në këtë zonë, ku vizitorët nuk janë të paktë, lë shumë për të dëshiruar.
Shumë pak metra larg prej restoranteve, buzë rrugës kryesore, aty ku supozohet të ketë gjelbërim, bërllogu të zë frymën.
Për më shumë, shikoni pamjet:

