Policia e Ferizajt shqipton mbi 1400 gjoba për një javë

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale gjatë javës që shkoi nga data 18-24/korrik/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:
- Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar: 575 gjoba
- Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar: 4 gjoba
- Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore: 6 gjoba
- Drejtimi nën ndikimin e alkoolit: 15 gjoba
- Drejtimi i automjetit pa patentë shofer: 15 gjoba
- Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve: 26 gjoba
- Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër: 14 gjoba
- Mos përdorimi i rripit të sigurisë: 157 gjoba
- Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes: 92 gjoba
- Drejtimi i motoçikletës pa helmetë: 3 gjoba
- Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor: 577 gjoba
Heqje e patentë shoferit: 14 shoferëve
Gjithsej: 1484 gjoba
Ndërsa, janë raportuar 44 aksidente:
- Aksidente fatale: 0
- Aksidente me lëndime: 13
- Aksidente me dëme materiale: 31
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj paralajmëron qytetarët të kenë kujdes në trafik.