75 Mall Live Search
00:00 / E Martë, 26 Korrik 2022 / AR

Këtë propozim për martesë s’e keni parë asnjëherë

Edi Okoro, sportist, tregon për Upworthy mënyrën e veçantë me të cilën i propozoi për martesë partneres së tij. 

“Ata që e kanë kaluar ose ata që po planifikojnë të propozojnë, duan të gjejnë një mënyrë që të përfaqësojë disi marrëdhënien e tyre në çift. Disa planifikojnë një darkë romantike, disa propozojnë nën ujë etj. Unë nuk mund të bëja asnjë nga këto sepse ‘Edi nuk planifikon’. Unë jam një improvizues spontan!”

Ai vazhdon:

“Kjo e bëri të gjithë propozimin edhe më sfidues sepse Cally më njeh, dhe në momentin që unë planifikoja një festë ose një darkë, asaj i shkonte mendja direkt. Për këtë arsye, unë e mora unazën me vete kudo, duke shpresuar se ‘momenti’ do të vinte në përputhje me stilin tim spontan.”

Gati për pjesën më interesante?

“Ideja ishte të bëja sa më shumë foto, në skenarë sa më të guximshëm, derisa të gjeja momentin perfekt për të propozuar për martesë, ose derisa të më kapte mat, në atë moment do të propozoja. Këtu janë disa nga fotot që kam kapur për rreth një muaji përpara se të gjeja momentin e duhur.”

Fotot janë qesharake. Të bëjnë të qeshësh, por edhe të përlotesh njëkohësisht. Shpesh, propozimet më virale janë ato që përfshijnë qindra trëndafila, instrumentistë, shumë drita dhe edhe pse askush s’e thotë – shumë para. Ama, ndonjëherë, gjërat më të bukura nuk kushtojnë shumë dhe rezultati është po aq magjik, në mos më shumë!