Theret me thikë 11-vjeçari në Prizren

Një 14-vjeçar ka goditur me thikë 11-vjeçarin në fshatin Reçan të Prizrenit.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 21:30, raporton Indeksonline.
“Fsh. Reçan, Prizren 25.07.2022 – 21:30. I dyshuari mashkull kosovar i mitur i moshës 14 vjeçare ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar të moshës 11 vjeçare. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. Nuk raportohet motivi i incidentit. Thika me të cilën është kryer vepra nuk është gjetur. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit palët lirohen në procedurë të rregullt”, njofton Policia.